Të ruash marrëdhëniet me njerëzit, pavarësisht sjelljes së tyre, është mirësjellje. Kështu definohet mirësjellja në Islam – ka thënë ndër të tjera hoxhë Muhamed B. Sytari, në një ligjëratë të shkurtër në kanalin e tij virtual në Youtobe, shkruan Fol Drejt.
Myftiu i Shkodrës duke iu referuar një thënieje të profetit Muhammed, s.a.a.v.s, ka thënë se, muslimani e ka për obligim t’i ruaj lidhjet, t’i falë të tjerët, por faljen të mos e shndërrojë në dobësi të cilën e keqpërdorë tjetri.
Për më shumë, shiheni videon: