76 vjeçari Roy Muller nga Birmingami i Britanisë së Madhe, u sulmua me grushte dhe mjete të forta përpara banesës së tij, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave britanike, ai është ankuar që policia nuk ka bërë ende asgjë për t’i identifikuar huliganët të cilët e sulmuan.
Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet se si sulmuesit kishin vënë maska.
Ndonëse ai u sulmua nga dy persona, Muller duket që u ka rezistuar mjaft mirë.
“Kjo nuk është hera e parë që më sulmohet prona” – citohet të ketë thënë ai, ndërsa ka shtuar se policia po tregohet e ngathët në zbardhjen e këtij krimi./FolDrejt/