Në ndeshjen e ligës së dytë turke mes Geztepe dhe Altai u panë trazira nga tifozët dhe njëri prej tyre bëri një lëvizje që do të mbahet mend gjatë, fatkeqësisht në kuptimin negativ.
Fillimisht mes tifozëve në tribunë ka shpërthyer një sherr dhe për këtë arsye është dashur të shkojë një ambulancë në fushë.
Pas kësaj, ka pasur një moment të plotë çmendurie, për të cilën dikush do të duhet të përgjigjet “rëndë”. Njëri prej tifozëve ka guxuar të futet në fushë, ka marrë flamurin nga këndi dhe e ka goditur me forcë dy herë në kokë portierin.
Personat që ndodheshin aty pranë kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë frenuar tifozin, i cili ndoshta më pas është arrestuar dhe ende nuk dihet epilogu i gjithë situatës.
Ndeshja mes Geztepe dhe Altai u ndërpre në 0:0 dhe pyetja është nëse dhe kur do të rifillojë. Gjobat për këto klube duhet të shpallen së shpejti./FolDrejt/
Goztepe vs Altay in Turkey was interrupted after a fan attacked the Altay goalkeeper with the corner flag… 😧https://t.co/ylfsSKmrxM
— SPORTbible (@sportbible) November 27, 2022