Gazetari shqiptar, Spartak Koka, bëri bujë pasi solli disa mbetje të kanabisit në studion televizive të emisionit “Uniko”.
Ky emision transmetohet në RTV “Klan” në Shqipëri, përcjell Fol Drejt.
Bëhet fjalë këtu për një sasi të madhe të kanabisit i cili u sekuestrua nga Policia e Shqipërisë.
“Kaq shumë kanabis kishte atje brenda sa ne gjetëm mbetje të kanabisit në vendngjarje dhe e sollëm për të ilustruar se si policia, edhe pas 3 ditësh, kishte lënë mbetje të kanabisit në zonë. Pra, kaq shumë dhe në kaq sasi megjithëse kishte punuar policia në 3 ditë, nuk kishte arritur dot ta hiqte të gjithë kanabis sativën”, u shpreh gazetari Koka.
Në studion e televizionit ishte gjithashtu edhe profesori Fabian Zhilla i cili e në fakt nuk ishte në pajtim me veprimin e gazetarit.
“Unë shpresoj që ajo të jetë majdanoz sepse nuk lejohet sipas ligjit që ju të posedoni kanabisin, duhet ta merrni në formë të autorizuar, por unë shpresoj që ju e keni në formë demonstrative. Mesa kuptoj unë do të të ketë zënë dhe gripi sepse ajo ka erë të ndryshme, por është tani përgjegjësi e juaj si gazetar që ta sqaroni”, u shpreh Zhilla.
Po gazetari Koka e bëri të ditur se kjo pjesë ishte marrë vetëm për ilustrim dhe e dogji sasinë e kanabisit në studion televizive.
Videon e plotë ju ftojmë ta ndiqni KËTU./FolDrejt/