Lionel Messi ka shënuar golin e fitores për PSG-në ndaj Toulouse (2:1) në kuadër të xhiros së 22-të të kampionatit francez.
Në Paris, Toulouse tronditi kampionin aktual me golin e Branco van den Boomen në minutën e 20 dhe në fund të pjesës së parë vendasit barazuan me golin e Achraf Hakimit. Toulouse kishte një pikë deri në minutën e 58, kur Messi shënoi me një goditje precize nga 20 metra pas një depërtimi të shkëlqyer të Hakimit për të çuar PSG-në drejt fitores. Ishte goli i 10 i sezonit për Messin, i cili ka gjithashtu edhe 10 asistime.
Me këtë fitore, PSG u largua nga Marsejë, e drejtuar nga Igor Tudor, në tetë pikë, por kampioni në fuqi ka një lojë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, transmeton Fol Drejt.