Sot luhet ndeshja e fundit e Bundesligës për këtë sezon.
Dortmund është duke u ndeshur me Hertha Berlin, por përpara ndeshjes ka ndodhur një moment emocionues.
Gjatë stërvitjes përpara ndeshjes në stadiumin e mbushur plotë, Haaland ka shkuar te tifozët e ekipit të verdhë për t’u përshëndetur me ta.
Tifozeria ka brohoritur emrin e tij dhe ka duartrokitur pa pushim në shenjë falënderimi për ato çfarë Haaland ka bërë për ekipin.
Sot është ndeshja e fundit për Haaland si një lojtar i Dortmund, pasi ai tashmë është transferuar te Manchester City./FolDrejt/