Hoxha Muhamed B. Sytari nga Shkodra ka shpërndarë një video në Youtube të titulluar “Një detaj me vlerë, që shumëkush nuk e di se ndodhet në xhaminë e Pejgamberit (a.s)!”.
Hoxha Muhamed Sytari ka ndarë pamje nga Xhamia e Pejgamberit (a.s) nga qyteti i bukur i Medinës. Ndër të tjera, hoxha ka treguar shumë pjesë të xhamisë, mënyrës së funksionimit, duke u mahnitur edhe vetë ai me pamjet e mrekullueshme brenda saj.
“Vetëm ata që kanë ardhur në Medine e dinë se sa e ëmbël është Medina”, thotë ndër të tjera hoxhë Sytari, transmeton Fol Drejt.
Këtu mund ta shikoni videon e plotë të publikuar në Youtube: