Pjesëtarë të KFOR-it amerikan janë argëtuar me disa qytetarë serbë, duke i matur forcat në lojën e tërheqjes së litarit, shkruan Fol Drejt.
Në një video të publikuar në KoSSev, duket se të dy të parët janë të relaksuar dhe tani po provojnë diçka për ta çuar kohën.
Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet thuhet në artikullin e KoSSev. Kësaj radhe, sipas artikullit, morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët përfundimisht fituan me rezultat 2:1 në duel me serbët e Leposaviqit.