Thekra me peshë 300 kilogramë, peshku më i madh i ujërave të ëmbla, u kap në lumin Mekong në Kamboxhia, pohojnë shkencëtarët.
Peshku më i madh i ujërave të ëmbla, thekra që peshon deri në 300 kilogramë, u kap në Kamboxhia, në lumin Mekong.
“Në 20 vitet e kërkimit të peshqve gjigantë në lumenj dhe liqene në gjashtë kontinente, ky është peshku më i madh i ujërave të ëmbla që kemi hasur apo dokumentuar kudo në botë”, tha biologu që drejton projektin e ruajtjes Wonders of Mekong Zeb Hogan.
Një peshkatar vendas në Gjirin Koh Preah më 13 qershor thirri studiuesit dhe tha se kishte kapur një thekër shumë të madhe. Doli të ishte 3.98 metra e gjatë dhe 2.2 metra e gjerë. Pasi u pajis me një etiketë gjurmuese, thekra u lëshua përsëri në lumë.
Para kësaj, rekordi mbahej nga një mustak gjigant i kapur në Tajlandë në vitin 2005. Ai peshonte 293kg./FolDrejt/