Në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vepronte edhe një njësi speciale brenda saj. Në radhët e saj kishte ushtarë shumë të përgatitur, ndërsa njiheshin me nofkën “Tigrat e Zi”, shkruan Fol Drejt.
Siç e dini, UÇK ishte forcë politiko–ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1990–1999. Ajo erdhi si rrjedhojë e nevojës për rezistencë e popullit shqiptar, ndaj regjimit fashist serb.
Suprimimi i autonomisë dhe shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut në mënyrë sistematike deri te mohimi edhe i shkollimit, burgosja dhe torturat çnjerëzore, në fund-vitet e 90-ta, shtynë shqiptarët që të organizoheshin në formë të një rezistence të armatosur, kundër aparaturës ushtarake militare e paramilitare serbe.
Nga “Tigrat e Zi”, s’kanë mbetur shumë dëshmi, por ato pak që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë për nivelin e tyre përgatitor fizik e mental.
Nga arkivat e luftës, së fundmi kanë qarkulluar video ku shihen pjesëtarët e kësaj njësie duke ushtruar.
Ato pak pamje tregojnë shumë për këta djelmosha, që ishin të gatshëm të jepnin atë më të çmueshmen për Kosovën: Jetën!/FolDrejt/