Një avion ka marrë flakë pas uljes në një aeroport të Miami-t. Vetëm tre nga 126 personat në bord u dërguan në spital, të gjithë pësuan lëndime të lehta, sipas mediave të huaja.
Avioni mori flakë ndërsa Red Air Flight hyri në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami nga Santo Domingo në Republikën Domenikane, transmeton Fol Drejt.
“Mendova se do të vdisja,” tha Paola Garcia për CBS Miami. “Pranë meje ishte një i moshuar dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme.’ “Ne po përplaseshim nga njëra anë në tjetrën. Pastaj njerëzit fillojnë të vrapojnë sepse zjarri kishte përfshirë gjithçka.’
Administrata Federale e Aviacionit tha se kishte pasur një problem në pajisjet e uljes së avionit, të cilat bënë që avioni të humbte kontrollin duke u përplasur me kullën e komunikimit, e cila shpërtheu në flakë./FolDrejt/
Close-up video of passengers getting off the plane | #ONLYinDADE pic.twitter.com/o3YyMU9mgx
— ONLY in DADE (@ONLYinDADE) June 22, 2022