Ndërtesa e famshme botërore, Burj Khalifa ka marrë sot një pamje të veçantë, në nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Për ta shënuar këtë festë të rëndësishme për mbarë kombin shqiptar, Burj Khalifa ka marrë ngjyrat kuq e zi, ngjyra këto përfaqësuese të kombit shqiptar.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në facebook ka sjellë një video duke reaguar plot entuaizazëm.
“Burj Khalifa kuqezi je ti”, ka shkruar Rama./FolDrejt/