“Iron” Mike, është kërcënuar nga një person, me një armë zjarri.
Incidenti ndodhi kur Mike Tyson ishte duke u argëtuar në një mbrëmje me miqtë kur gjërat u përkeqësuan në një bar të mbushur plot me klientë.
Videoja e mëposhtme është publikuar edhe nga “The SUN” ku duket qartë Tyson nën kërcënimin e armës.
Sipas dëshmitarëve, personi tha se donte të ‘përmirësonte statusin e tij’ duke sfiduar kampionin” në mënyrë që ta përmirësonte statusin e tij.
Tyson mbeti i qetë dhe i mbledhur gjatë gjithë kohës, edhe pse gjërat u përshkallëzuan më tej.