Myftinia Shkodrës ka përkujtuar 16 nëntorin e vitit 1990, kur pas disa dekadave u fal xhumaja e parë në Xhaminë e Plumbit, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit at ditë “Xhamia e Plumbit, Hafiz Sabri Koçi dhe Shkodra, ishin kryefjalë e një epoke të re ndryshimi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”
Ky është postimi i plotë:
“Në këtë datë të shënuar të 16 nëntorit, 32 vjet më parë, pikërisht më 16 nëntor 1990, u zhvillua ceremonia madhështore e faljes së xhumasë së parë në liri, pas 23 vitesh diktaturë dhe terror ndaj popullit dhe besimit në Shkodër e mbarë Shqipërinë.
Atë ditë, xhamia e Plumbit, Hafiz Sabri Koçi dhe Shkodra, ishin kryefjalë e një epoke të re ndryshimi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
Rahmet u pastë shpirti të gjithë atyre burrave e grave besimtare, të cilit ishin të pranishëm atë ditë, por që sot nuk jetojnë më, dhe atyre, të cilët janë gjallë prej tyre, Zoti u dhashtë shëndet dhe jetë të gjatë!
Mbetemi me shpresë, se vitin e ardhshëm, xhamia e Plumbit, të jetë e zbukuruar siç i takon, pas rregullimit, që po i bëhet vetë xhamisë, por edhe oborrit përreth saj” – shkruan faqja zyrtare e myftinisë.
Nga kjo ceremoni është ruajtur edhe një video-dokumentar, të cilin mund ta ndiqni në vijim: