Rusët që nga dje i kanë akuzuar ukrainasit se janë futur në territorin e tyre, për ta sulmuar një depo nafte.
Fjala është për një depo në qytetin rus Belogord, transmeton Fol Drejt.
Vyacheslav Gladkov, guvernator rajonal, u shpreh se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas. Sipas tij, ata e kaluan kufirin në një lartësi relativisht të ulët.
Skynews ka publikuar pamje nga djegia e depos së naftës në rusi, duke cituar median ukrainase NEXTA.
Nuk dihet me saktësi nëse kjo është e vërtetë, meqë pala ukrainase nuk ka konfirmuar asgjë.
An oil depot is on fire in #Belgorod, #Russia.
“The emergency services went to the place of fire, measures are being taken to eliminate it”, said Gladkov, the governor of the region in his Telegram channel. pic.twitter.com/ey7rC5ChSz
— NEXTA (@nexta_tv) April 1, 2022