At Nikollë Xhufka nga Kisha Ortodokse Shqiptare Autoqefale nga Elbasani, është kërcënuar nga persona të panjohur, pasi lavdëroi Islamin dhe muslimanët, shkruan Fol Drejt.
Këtë e zbuloi vetë gjatë një interviste:
“Pse Kisha e Tiranës ka kaq frikë nga Islami?! Po ku ka fe më të bukur se Islami! Unë nuk po shaj të krishterët, por feja islame është e paqtë” – tha ai.
Sipas tij, kërcënimet nuk do ta ndalojnë për t’i shprehur pikëpamjet e tij, e sidomos ato që kanë të bëjnë me muslimanët.
At Nikollë Xhufka u bë i njohur pas deklaratave të tij që nxitën reagime, rreth Profetit Muhammed a.s dhe muslimanëve. Javë më parë ai shkroi në llogarinë e tij në Facebook:
“Muslimanet e besojne Muhamedin si profet …! Kush jam une qe te them te kunderten e kesaj!
I them te gjithe te krishtereve ⛪: Para SE te thoni ” Na mbyten Xhamijat” ….nese ju do kishit gjysmen e besimit qe muslimanet kane…….( falen 5 here ne dite e duan dhe e mbrojne njeri -tjetrin , nuk pergojojne , ndertojne xhamine dhe te gjithe sebashku kujdesen per te..etj…) Mos shikoni kleçken ne syun e tjetrit por shikoni trraun ne syun dhe zemren tuaj !!!”./FolDrejt/