Luftëtari nga Kosova, Arlind Berisha është duke hedhur hapa të sigurt në karrierën e tij në MMA.
Djaloshi garon në artet marciale të përziera dhe tashmë ka filluar rrugëtimin e tij në Kampionatin Botëror. Berisha ka arritur të marrë një fitore në ndeshjen e fundit për vetëm 26 sekonda, pasi gjyqtarja u detyrua të ndërpriste ndeshjen pasi Berisha kishte vënë poshtë kundërshtarin duke i lëshuar grushtime të shpejta.
Arlindi do të tentojë që të performojë më së miri në Kampionatin Botëror të MMA-së, dhe të shpresojë se do të rënditet më lartë, për të garuar në të ardhmen me yjet e këtij sporti në UFC./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=Pa4mVz5qKX0