Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë-Berkeley zbuluan një robot që ata thanë se mund t’i palosë rrobat më shpejt se çdo automat i mëparshëm.
Ekipi, nga AUTOLAB i shkollës, tha se roboti i quajtur SpeedFolding, mund të palosë brenda orës 30 deri në 40 veshje të pozicionuara rastësisht, krahasuar me vetëm tre deri në gjashtë palosjet në orë për robotët e mëparshëm që palosin rrobat.
Roboti përdor një rrjet nervor të quajtur Rrjeti i Manipulimit BiManual për të interpretuar të dhëna nga vizioni i makinës dhe manipulon veshjen duke përdorur një palë krahë robotësh industrialë.
Studiuesit detajuan krijimin dhe aftësitë e robotit në një dokument të paraqitur për prezantim në Konferencën Ndërkombëtare për Robotët dhe Sistemet Inteligjente 2022 javën e ardhshme në Kioto, Japoni.
“Palosja e rrobave në mënyrë të besueshme dhe efikase është një sfidë e gjatë në manipulimin robotik”, shkruajnë studiuesit./FolDrejt/