Dhjetëra peruanë u raportuar të plagosur të premten mbrëma ndërsa policia u përlesh me protestuesit në demonstratat antiqeveritare që po përhapen në të gjithë vendin, transmeton Fol Drejt.
Sipas New York Times, një tentim grushtshteti mobilizoi vendin, për t’u kthyer në një rrëmujë vdekjeprurëse.
Sipas Roiters, në kryeqytetin Lima, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës për të zmbrapsur demonstruesit që hidhnin shishe qelqi dhe gurë, ndërsa zjarret kapluan objektet pranë rrugëve, sipas pamjeve që transmetuan mediat lokale.
Në rajonin jugor Puno të vendit, rreth 1,500 protestues sulmuan një stacion policie në qytetin e Ilave, tha Ministri i Brendshëm Vicente Romero në një deklaratë për mediat.
Në rrjete sociale u transmetuan pamje ku shihen autoritetet e rendit duke i shpërndarë protestuesit me vetura të blinduara. Njëra prej tyre edhe i shkelë disa./FolDrejt/
What the hell is going on in Peru??? pic.twitter.com/CoSmpICzU1
— Swig 🇺🇸 (@OldRowSwig) January 22, 2023