Një zjarr ka rënë sot në një ndërtesë të papërfunduar në kryeqytet, në rrugën Hysni Curri.
Lexuesit e gazetës online Fol Drejt, të cilët kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, kanë bërë me dije se incidenti në këtë ndërtesë është në afërsi të shtëpive të banuara, duke rrezikuar kështu banorët, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, siç shihet edhe në fotografi e video, pas zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit.
Ankesa ka pasur gjithashtu edhe lidhur me qëllimet dashakeqe për të cilat po shfrytëzohet kjo ndërtesë e papërfunduar, meqë sipas lexuesve jo rrallë kjo ndërtesë shërben edhe si strehë për konsum të substancave narkotike gjatë natës.
Madje, në këtë ndërtesë po rrezikohet edhe jeta e fëmijëve, ngase të njëjtit po i shfrytëzojnë si vend atraksioni e loje katet më të larta të saj.
Kjo ndërtesë ka filluar punimet para më shumë se një dekade dhe ndërprerja e punimeve ka ardhur pas peticionit të banorëve për t’i ndalur punimet e saj, gjithashtu edhe nga fakti se e njëjta nuk ka poseduar leje ndërtimi./FolDrejt/