Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se lufta në Ukrainë është “shqetësuese dhe e rrezikshme” dhe se nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston një rrezik real i një lufte botërore.
Orban shtoi se “gjithnjë e më shumë po merren vendime për përdorimin e armëve më të reja dhe më të forta”, dhe se “Perëndimi po i dërgon Ukrainës gjithnjë e më shumë pajisje moderne”, shkruan MTI, përcjell Fol Drejt.
“Ndërsa, nga njëra anë, mund të tingëllojë si një ekzagjerim kur disa liderë evropianë dhe amerikanë thonë se, nëse gjithçka vazhdon kështu, mund të ketë një luftë të tretë botërore, është me të vërtetë një rrezik real”, theksoi Orban./FolDrejt/