Përherë të parë pas përfundimit të diktaturës Franco një parti e popullizmit të esktremit të djathtë është futur në parlamentin rajonal në Spanjë, shkruajnë mediat gjermanofone.
Në rajonin jugor të Andaluzisë, partia e themeluar në 2013 “Vox” ka arritur të grumbullojë 11 përqind të votave ose 12 deputetë nga 109. Spanja ishte ndër vendet e vetme europiane që shfaqej imun ndaj ekstremizmit të djathtë dhe ku partitë e majta ishin akoma në pushtet, për dallim nga shumica e vendeve europiane – por kjo tashmë duket se ka ndryshuar edhe në gadishillin Pirinej.
Përndryshe Vox njihet për gjuhën e ashpër anti-emigracion dhe kundër pavarësisë së Katalonjisë.
Partia e majtë e Susane Diaz ka fituar zgjedhjet por ka humbur 17 deputetë në krahasim prej zgjedhjeve paraprake – tani ka 33 deputetë.
Ekspertët hedhin alarmin se Spanja mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj 2019 dhe tashmë me një frikë të re – popullizmi i djathtë mer jetë edhe në këtë shtet./Foldrejt.com