Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se trupat ruse janë duke vazhduar që të afrohen edhe në drejtim qendrës së kryeqytetit.
Paraprakisht është raportuar se një konvoj i gjatë i veturave ruse ishte 28 kilometra larg Kievit, raporton Sky.
Ky grup ka lëvizur ngadalë drejt kryeqendrës ditët e fundit, por që dje është parë të kenë ngecur.
“Jemi duke u përgatitur dhe do ta mbrojmë Kievin. Kievi qëndron dhe do të qëndrojë”./FolDrejt/