Katër burra janë arrestuar në Viti pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa një grua që kishte ndërhyrë për t’i ndarë, u lëndua rëndë.
Sipas policisë, ajo u dërgua në Spitalin e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.