Administrata gjermane në Zyrën e Emigracionit ka qenë disa herë e akuzuar për korrupcion dhe tani dalin detaje të reja nga revista gjermane “Der Spiegel”. Një pjesë e tyre janë akuzuar se kanë shitur viza.
Gjatë dimrit 2014 siriani Sami A. përfitoi azil në Gjermani, kurse familja e tij ishte strehuar në Bejrut të Libanit. Ambasada gjermane ne Liban ishte thuajse deng me termine dhe e kishte të pamundur të pranojë në intervistë familjen e Sami A.. Por ky i fundit dëgjoi nga shokë të tjerë se termini mund të sigurohej nëse fliste me disa persona që kishin kontakte në ambasadën e Gjermanisë. Paraprakisht duhej të paguante 200 euro “shërbim”.
Pasi u zbulua rasti i lartëpërmendur, Gjermania ka vendosur një hetim rreth korrupcionit në ambasadat e tyre – pasi përveç Sami A. në ambasadën gjermane të Bejrutit kanë përfituar vizë 201 persona të cilët nuk kishin termin zyrtar paraprak, përcjell foldrejt.com. Rast korruptive paraqiten edhe në Erbil të Irakut.
Ky nuk është rasti i vetëm në historinë e ambasadave gjermane. Në vitet 2000 një rast i ngjashëm është raportuar edhe për diplomacinë gjermane në Kiev dhe Prishtinë.
“Një vizë gjermane kundrejt bakshishit,” është edhe titulli i revistës gjermane, si për të treguar korrupcionin oriental të gjermanëve në Lindje të Mesme dhe në Europën Lindore. Ose siç thotë edhe fjala popullore shqiptare – si vendi edhe kuvendi. Mbase te ne arrijnë të korruptohen edhe shtetet të cilat shquhen për përpikmërinë dhe punën./Foldrejt.com