Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka shkaktuar një vjedhje të rëndë në qytet.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Aty theksohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 17.02.2024. Më 25.03.2024 lidhur me rastin pas hetimeve intensive është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.