Idriz Voca është zhvilluar në një lojtar udhëheqës, ku edhe trajneri i tij në Luzern, Thomas Häberli e ka shpallur zëvendës kapitan, pavarësisht se është vetëm 22 vjeç, shkruan foldrejt.com.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është bërë më i pjekur dhe sipas të përditshmes zvicerane BLICK, ai ka interes edhe nga klubet italiane.
Në verën e fundit vlera e tij në treg është dyfishuar në rreth 3 milion franga./Foldrejt.com