Një person, i moshës 48-vjeçare, me inicialet S.Sh, është arrestuar nën veprën penale “Vjedhje”.
Rasti ka ndodhur sot, në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, 48-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një gjenerator elektrik, radiator elektrik dhe gjësende tjera nga një qendër tregtare.
“Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: S. Sh.,48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 27 nëntor 2022, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një gjenerator, një radiator elektrik dhe gjësende tjera. Sendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe të njëjtat do të procedohen si dëshmi materiale në rast.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/