Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se nuk ka afate të ngurta kohore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Nuk ka afate të ngurta kohore, por ka qëllime që ju [Ukraina] duhet t’i arrini,” tha Von der Leyen në një konferencë shtypi pas një samiti në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Von der Leyen tha gjithashtu se paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë synon komponentët e përdorur në dronët rusë të pshfrytëzuar në Ukrainë. /FolDrejt/