Shefja e BE-së Ursula von der Leyen ka thënë se Rusia ka treguar se qëndron për “terror” dhe “brutalitet”.
Duke reaguar ndaj sulmeve me raketa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, ajo tha: “Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Ajo premtoi se BE-ja do të qëndrojë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Ajo po fliste në një video-mesazh së bashku me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, pranë kufirit lindor të BE-së me Rusinë.
Kallas tha se aleatët perëndimorë duhet të dorëzojnë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, “në mënyrë që ukrainasit të mund të mbrojnë qytetet e tyre dhe civilët e tyre sepse Rusia definitivisht po përshkallëzon situatën për të dëmtuar civilët”.
Von der Leyen kishte qenë në një vizitë të paracaktuar në Estoni.