Grupi që kërkon drejtësi për vrasjen enigmë të të riut David në Banja Lukë të Republika Srpska, po vijon demonstratat intensive kundër lidershipit serb dhe zbardhjen e vrasjes.
Por në vend që protestat të sillnin zbardhjen e vrasjes së 21 vjeçarit, autoritetet serbo-boshnjake kanë arrestuar babain e të ndjerit, Davor Dragicevic njëherësh edhe promotorin e këtyre protestave, shkruan foldrejt.com. Kjo ka sjellë irritimin e protestuesve dhe përkeqësimin e marrëdhënieves mes tyre dhe policisë.
Zëdhënësi i policisë sqaroi se arrestimi ka ardhur si pasojë se Dragicevic nuk kishte ndjekur një seancë gjyqësore.
Protesta “Drejtësi për Davidin” mbahet nga marsi 2018 pasi fillimisht prokuroria boshnjake bëri të ditur se Davidi ishte vetëvrarë, kurse më pas hetimet nxorën se ai ishte vrarë.
Këto protesta shihet si kundër presidentit Milorad Dodik, i cili kërkon ndarjen e Republika Srpska me Bosnjën.
Komisioni Europian ka kërkuar nga autoritetet boshnjake spjegimin e arrestimit të demonstruesve, kurse të martën qindra protestues përsëri dolën rrugëve të Banja Lukës, ku krahas “Drejtësisë për Davidin” kanë kërkuar edhe lirimin e protestuesve tjerë të arrestuar./Foldrejt.com