Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në qytetin Loutas në Greqi, raporton Kathimerini.
Zjarri i cili është shkrepur nga një pistoletë e kalibrit 9 ka shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, me gjasë shqiptarë, shkruajnë mediat greke, përcjell Fol Drejt.
Zjarri është ndezur në një automjet me targa gjermane. Në automjet ndodheshin pesë persona dhe një jashtë, shkruan gazeta greke.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe autoambulanca.
Trupat e të vdekurve mbeten në vendngjarje dhe nuk po merren me autoambulancë sipas urdhërit të policisë, raportojnë mediat./FolDrejt/