Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin 70-vjeçar që i mori jetën bashkëshortes së tij në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për klankosovën zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se rasti tragjik ndodhi dje, në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, me ç’rast mësimdhënësja e Gjeografisë, Sadije Godeni, u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.
E ndjera Godeni u përcoll sot për në banesën e fundit./FolDrejt/
Prishtinë/70-vjeçari i merr jetën bashkëshortes me sëpatë, dalin detaje nga Prokuroria