Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes së Venezuelës tha se operacionet kanë për qëllim eliminimin e grupeve të armatosura ilegale në rajon.
Katër ushtarë të Venezuelës u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë operacioneve përgjatë kufirit kundër një grupi kriminal kolumbian.
Ushtarët u zunë pritë në një zonë në kufi me shtetin Apure të Venezuelës, ku Forcat e Armatosura të Venezuelës po kryejnë operacione kundër ish-anëtarëve të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC) dhe grupeve të armatosura ilegale.
Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes së Venezuelës tha se operacionet kanë për qëllim eliminimin e grupeve të armatosura ilegale në rajon.
Në fillim të prillit, tetë ushtarë venezuelianë humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën gjatë operacioneve përgjatë kufirit kundër një grupi kriminal kolumbian.
Po ashtu, dy ushtarë venezuelianë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një minë shpërtheu gjatë operacioneve kundër grupeve të armatosura përgjatë kufirit kolumbian.