Tre shtëpi u goditën dhe të paktën 20 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në zonën Rafah në jug të Gazës, thanë sot zyrtarët shëndetësorë në Gaza.
Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur janë vendosur në Rafah, në kufirin e Gazës me Egjiptin, për të shmangur bombardimet izraelite më në veri, raporton Reuters.
Kujtojmë që ka disa muaj që Izraeli po i sulmon civilët palestinezë, duke përfshirë gra, pleq e fëmijë.