Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, tha se ushtarët ukrainas vranë gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky në rajonin Chernihiv.
Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, tha se një gjeneral i ushtrisë ruse është vrarë në territorin ukrainas, shkruan AA.
Siç tha Gerashenko në njoftimin në rrjetet sociale, ushtarët ukrainas vranë gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky në rajonin Chernihiv.
Sukhovetsky ishte zëvendës komandanti i Ushtrisë së 41-të të Forcave të Armatosura të Rusisë, transmeton Fol Drejt.
Gerashenko e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës një “aventurë të përgjakshme që do ta çojë Rusinë në zhdukje” nëse nuk ndalet menjëherë.
Ai tha se Ukraina do të jetë një Afganistan i ri për Rusinë./FolDrejt/