Një person është vrarë në lagjen Kolovicë të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ulaj tha se lidhur me rastin një i dyshuar është shoqëruar në polici.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti – tha Ulaj për Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com