I njohur pak nga bota dhe mediat, por i njohur në detaje nga shërbimet sekrete të huaja. Ky ishte fizikanti dhe ndër shkencëtarët më të njohur iranianë, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm afër Teheranit të premten, informon foldrejt.com. Ai shihej si koka e programit bërthamor iranian dhe që njihej ekspert në këtë fushë.
Kjo përkundër që Irani prej kohësh thotë se është kundër krijimit të bombës bërthamore.
Fakhrizadeh jetonte i fshehur dhe nën sigurimin e lartë të truprojave, por duket që çdo lëvizje e tij është vëzhguar nga armiqtë, që tashmë arritën suksesin për ta vrarë.
Presidenti iranian Rohani, akuzoi direkt “mercenarët” nga SHBA dhe Izraeli për sulmin. Kjo përkundër që hetimet vijojnë. NGa sulmi i 27 nëntorit, kanë mbetur të vrarë edhe personat që mendohet se kanë gjuajtur në drejtim të fizikantit./Foldrejt.com
