Aleksandër Vucic po vijon të shtjellojë idenë e ndarjes së Kosovës dhe ti bind serbët se jugu i Kosovës është (thuajse) tërësisht shqiptar dhe kjo falë politikave të gabuara të së kaluarës, shkruan foldrejt.com.
“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës se sa kudo tjetër në botë. Sa nga ju jeni të gatshëm t’i dërgoni fëmijët për të luftuar me ta?,” tha Vuçiç duke shtuar se në gjithë Kosovën jetojnë 5-6 përqind serbë, kurse në jug të lumit Ibër vetëm dy përqind.
Ai bëri edhe një krahasim se në të kaluarën Strasburgu dhe Kalingragi (Königsberg) kanë qenë gjermane dhe të lidhura shpirtërisht me personalitetet gjermane Goethe dhe Euler. Por sot ata kontrollohen nga Franca dhe Rusia gjegjësisht./Foldrejt.com