Përherë të parë prej Marrëveshjes së Prespës mes Athinës dhe Shkupit, Serbia ka bërë deklaratë zyrtare ku ka thënë se mbështet zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy fqinjëve, shkruan foldrejt.com. Për Serbinë marrëveshja është “shumë e rëndësishmë”, tha presidenti Aleksandar Vucic të premten, gjatë një takimi me kryeministrin Aleksis Cipras.
Deri tani Serbia kishte heshtur ose spekulohej se është kundër një marrëveshjeje të tillë, pasi cënohen interesat ruse në Ballkan.
Gjatë takimit Cipras akuzoi Kosovën për rritjen e tarifës 100 përqind, duke thënë se Prishtina i ka hedhur benzinë zjarrit./Foldrejt.com