Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.
“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me Sir Stuart Peach për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon. E falënderova për mirëkuptimin e qëndrimit tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së krijuar rishtazi”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.
Ai theksoi se “lëvizjet e njëanshme të Kosovës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon pavarësisht provokimeve”./FolDrejt/