Presidenti i Serbisë dhe SNS-së, Aleksandër Vuçiq, përmes një mesazhi nga Instagrami i tij ka treguar për reagimin e opozitës ndaj propozimit të tij të dy ditëve më parë, për të zhvilluar konsultime me grupet parlamentare në Kuvendin Kombëtar për pranimin e planit franko-gjerman për Kosovën, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Serbisë tha se në vend të konsultimeve, të cilat një pjesë e opozitës i refuzoi, ai do të dalë para opozitës në Kuvend dhe do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth planit franko-gjerman për Kosovën.
Vuçiq, në një fjalim përmes kanalit në të cilin më së shpeshti i drejtohet publikut – llogaria e tij në Instagram, ka thënë se ua ka prezantuar qytetarëve të vërtetën për Kosovën, se në vend të një bisede serioze siç ka propozuar (konsultime me grupet parlamentare), opozita kërkon një paraqitje publike për aktivitetet e tij politike dhe se ai do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në Kuvend.
Ai shtoi se i vjen keq që opozita nuk e ka kuptuar se shteti është më i rëndësishëm se të gjitha interesat individuale. /FolDrejt/