Mediat serbe citojnë Viola Von Kramon Taubadel të ketë thënë se e ardhmja e Serbisë, nuk do të jetë më me Rusinë e Kinën, transmeton Fol Drejt.
Raportuesja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Kramon, ka thënë se të dyja palët janë shkaktare për përparimin e ngadaltë në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, faji është reciprok për sa i përket vonesës së negociatave dhe nënshkrimit.
“E di që është më e lehtë të fajësosh Vuçiqin, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Njerëzit e tij nuk do të studiojnë apo blejnë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, tha Von Kramon.
Sipas korrespondentit të agjencisë Hina, ajo ka thënë se as Prishtina nuk po i lehtëson gjërat.
Kramon po ashtu ka thënë se “ata nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtohen me asgjë si Bashkimi i Komunave Serbe. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i dyanshëm”, u tha Von Kramon gazetarëve kroatë në Bruksel./FolDrejt/