Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë në vendkalimet administrative me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat serbe nga zona.
Vuçiç u shpreh se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte joproduktiv kur të vjen te dëshira e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia.
“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë,” theksoi Vuçiç.