Vuçiq nuk heq dorë nga kushti: Dialogu pas taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu shpresën e tij sot se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë me thirrje racionale në Prishtinë për të hequr dorë nga taksa ndaj mallrave serbe.

Në një bisedë me drejtorin politik të Zyrës së Jashtme për çështje politike, Richard Moor, Vuçiq tha se Serbia do të jetë menjëherë e gatshme të rifillojë bisedimet me Prishtinën pas heqjes së këtyre taksave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur disa herë se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.