Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar situatën politike të rajonit, konkretisht zhvillimet rreth Serbisë e Kosovës.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka thënë se Serbia ndodhet në situatë të vështirë gjeopolitike.
Ndërkaq, për Kosovën, Vuçiq ka thënë se presionet janë të mëdha.
“Serbia ndodhet në një situatë të vështirë gjeopolitike, këto presione janë të mëdha rreth Kosovës dhe do të vazhdojnë. Disa të huaj nuk po e rrëzojnë Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e rrëzojnë një pjesë të Vuçiqit për shkak të Serbisë”.
“Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë”, është shprehur Vuçiq./FolDrejt/