Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia po përballet me shantazhe që lidhen me çështjen e Kosovës, sanksionet ndaj Rusisë dhe vetë Republikën e Serbisë.
Në një intervistë për Veçernje Novosti, ai madje ka shtuar se me gjithë këto shantazhe që po i bëhen Serbisë, ata nuk e duan Serbinë, duke iu referuar kështu anëtarësimit në BE.
“Duke gjykuar nga shantazhet e çmendura që po na ekspozojnë për ta njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Sërpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan, aq më mirë do të jemi” – është shprehur ai./FolDrejt/