Një person ka përfunduar në prangat e policisë nën dyshimin e veprës penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, mbrëmë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Arsim Muzaqi”, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar brenda automjetit është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike në sasi prej 3 gram dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. Z., 30 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/