Prestigjiozja amerikane “ëashington Post” ka kryer një artikull ku promovon bukurinë e Shqipërisë. Me titull “Në Shqipëri, traditat e vjetra dhe plazhet mesdhetare me çmime të lira”, artikulli flet për Beratit mbi lumin Osum me arkitekturë të mrekullueshme osmane, për rivierën mbi Llogara që mahnit puqja e Malit të Lartë dhe Detit Jon, si dhe çmimet fantastike ku dreka që kushton 60 dollarë në Greqinë fqinje në Shqipëri mund ta hash me më pak se 20 dollarë, informon foldrejt.com.

Më pas media amerikane tregon një histori të shkurtër nga Skëndërbeu, te mbreti Zog dhe izolimi i Enver Hoxhës, që sipas raporteve u ka mbijetuar 50 atentateve. Kurse si vende tjera interesante për t’u vizituar përmendet Qeparoja, Saranda dhe ishujt e Ksamilit nga ku duket edhe Korfuzi.
