WhatsApp ka lansuar një përditësim të madh të ri për t’i lejuar njerëzit të bisedojnë edhe në mes të mbylljeve të internetit.
Mjeti i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy. WhatsApp tha se e lançoi funksionin në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale. Këto blloqe “mohojnë të drejtat e njerëzve. U ndalojnë atyre marrjen e ndihmës urgjente”, tha kompania në njoftimin e saj, përcjell Fol Drejt.
Kompania shtoi se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”. Por vendosi të shtojë veçorinë “në rast se këto mbyllje vazhdojnë. Funksioni është i integruar në cilësimet e WhatsApp dhe do t’i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me internetin.
Proxy serverët punojnë si porta alternative midis një përdoruesi dhe internetit kur metodat tradicionale të lidhjes dhe serverët janë mbyllur ose ndërprerë. Ato sigurojnë lidhjen e nevojshme midis një përdoruesi dhe website ose shërbimit që ata dëshirojnë të përdorin.
WhatsApp vuri në dukje se shumë prej tyre janë krijuar nga vullnetarë dhe organizata në mbarë botën për të ndihmuar njerëzit të “komunikojnë lirshëm”.
“Lidhja përmes proxy ruan të njëjtin nivel të lartë të privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsAp. Mesazhet tuaja personale do të mbrohen ende nga kriptimi. Ato do të qëndrojnë mes jush dhe personit me të cilin po komunikoni dhe nuk janë të dukshme për askënd. As për serverët proxy, WhatsApp ose Meta”, thuhej në njoftim./FolDrejt/